Pasi iu publikua emri si veterane e rreme, reagon Time Kadrijaj

Aktuale September 16, 2018 - 22:09
Lexoni më shumë detaje
Image

Në mesin e 20 mijë veteranëve të rrejshëm në listën që ka nxjerr Prokuroria Speciale, është edhe emri i deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Dalin të gjithë emrat e veteranëve mashtrues të listuar në Aktakuzën e Blakajt

Pasi e ka parë emrin e saj në këto lista, Kadrijaj në një prononcim për “Zeri.info”, ka thënë se kjo listë është jo serioze.

Kardijaj po ashtu ka thënë se do të ofroj fakte për të dëshmuar se ajo ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk bën pjesë në mesin e veteranëve të rrejshëm

LEXO EDHE: Këta janë veteranët mashtrues të Zonës së Pashtrikut sipas prokurorisë

“Unë u befasova me këto lista të veteranëve të rrejshme e që ekziston edhe emri im. Unë kam me dëshmua me fakte e me incizime në çdo rast kur përmendet emri im. Në Kosovë njihet emri im si një ushtare e shquar....Edhe po e shoh se sa e paseriozitet është kjo listë”, ka deklaruar shkurt Kadrijaj për “Zeri.info”.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale, tashmë ka nisur një hetim të gjerë për tërë veteranët e rrejshëm. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image