Meta: Kosova dhe Serbia të gjejnë paqen pa prekur çështjen e kufijve

Aktuale September 16, 2018 - 14:30
Lexo detajet

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka folur mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për takimin e së hënës në Vatikan me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun, si dhe për vlerësimet nga BE-ja mbi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e integrimeve evropiane, për gazetën prestigjioze italiane “Il Messaggero”, një nga dy më të rëndësishmet në Itali.

I pyetur nëse ka frikë për destabilizim të rajonit pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti shqiptarë ka thënë se për paqen, jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë duhen marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE: Serbia i fsheh detajet për korrigjimin e kufijve

“Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit evropian, por pa prekur çështjen e kufijve”, ka thënë presidenti Meta.