Vetëvendosje po përgatitet për protesta

Aktuale September 16, 2018 - 12:17
Lexo detajet

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke zhvilluar takime me qytetarët e ku për temë diskutimi kanë deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “zëri.info”.

Në këtë njoftimi thuhet se përballë kësaj situate protestat e demostratat janë bërë të domosdoshme.

LEXO EDHE: Drecun: Kadri Veseli ka informata për vrasjen e Ivanoviqit

“Së bashku me qytetarët anë e kënd Kosovës po mbahen diskutime për aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi që kokë në vete, pa autorizim e pa legjitimitet po flet në emër të Republikës. Në shërbim të këtij presidenti mazhoranca ka uzurpuar Kuvendin duke moslejuar mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për të ndaluar pazaret e tij me Serbinë. Përballë kësaj situate, protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme”, thuhet në njoftimin e VV-së. /ZËRI