Në Stantërg zbulohet pllaka përkujtimore e të rënëve në luftë

Aktuale September 15, 2018 - 20:53
Lexo detajet

Në Stantërg të Mitrovicës sot janë përkujtuar dëshmorë e martirë të rënë për liri, në luftën e vitit 1999.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kryeparlamentari Kadri Veseli, zyrtarë tjerë institucionalë e ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast janë vendosur lule te heroi Avni Shabani dhe është zbuluar pllaka përkujtimore e dëshmorit Enver Ferizi dhe martirëve Halim Ferizi e Rizah Selaci.

Bahtiri e vlerësoi lart kontributin e shaljanëve në luftën e fundit. Ai tha se plaka e zbuluar do të jetë dëshmi për brezat e ardhshëm për njerëzit që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut.

Përveç Stantërgut, të rënë nga lufta janë kujtuar edhe në Mazhiq.