Sejdiu i vendosur: Nesër do të kaloj Rezoluta për dialogun me Serbinë

Aktuale September 03, 2018 - 08:54
Lexo tjera detaje

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që nesër të mbahet searnca e jashtëzakonshme lidhur me korrigjimin e kufijve, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha pas mbledhje së Kryesisë se presin që neser të kaloj rezoluta e cila ka të bejë për dialogun me Serbinë.

"Partia ka një kohë që e ka kërkuar një seancë për të biseduar për dialogun. Presidenti po vazhdon avantura në këtë drejtim, kjo është republikë parlamentare dhe dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Shpresojmë që rezoluta ti marrë votat. Çdo diskutim jashtë kuvendit dhe pa mandat të kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton vendin si republikë parlamentare Duhet të jemi serioz Partnerët po na thonë që nuk do jemi dado të Kosovës dhe Kuvendi I Kosovës është vendi i vetëm ku mund ta bëjmë këtë” ka thënë Sejdiu.