Deputeti i LDK-së Hashim Thaçit e Kadri Veselit: E shihni të martën

Aktuale September 02, 2018 - 22:06
Lexo tjera detaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli në lidhje me shkëmbimet territoriale.

Avdyli në një shënim në profilin e tij në Facebook ka theksuar se të martën do të votohet rezulota kundër ndarjes së Kosovës.

E, në këtë seancë të jashtëzakonshme sipas tij, do të vërtetohet se kush janë prorusët dhe proserbët e Kosovës.

Shënimi i plotë:

Të martën votohet për rezolutën kundër ndarjes së Kosovës.

Vota do vërtetoi kush janë prorusët dhe proserbët e Kosovës , kuptohet përveq Srpskas.

Veseli sot tha se kushdo që flet për ndarje të Kosovës është proserb e prorus.

“Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës…Janë zëra që nxisin panikë tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave antiKosovë. Jane zera prorus, jane zera proserb, te mbushur plot patriozitëm”, tha Veseli sot në një debat në Mitrovicë, per fazen finale të dialogut.