Kryeziu tregon se cilët janë hapat tjerë deri te liberalizimin e vizave

Aktuale August 30, 2018 - 11:54
Lexo tjera detaje

Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) sot votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Njohësi i integrimeve evropiane Taulant Kryeziu ka sqaruar për “Zërin” procedurën e mëtutjeshme të vendimmarrjes brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan "Zëri.Info".

E gjithë kjo procedurë sipas tij kalon nëpër nëntë hapa:

1. Parlamenti Evropian: Mandatimi nga Komisioni LIBE, të drejtat civile,drejtësi dhe punë të brendshme(raporti dhe rekomandimet e Raportueses së PE, Fajon kane marrë mbështetje me shumicë votash, por nuk është miratuar mandat për fillimin e negociatave me Këshillin)

2. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill

3. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trilogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)

4. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute 376 nga 751 vota)

5. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II

6. Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare(16vende),që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së(328mil nga 505)

7. Ceremonia e nënshkrimit

8. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së 9. Hyrja në fuqi Sipas Kryeziut që nga marrja e mandatit nga Komisioni LIBE, deri tek hyrja në fuqi e propozimit për ndryshimin e rregullores 539/2001 të BE, për Gjeorgjinë ka marr 6 muaj ndërsa për Ukrainën 9 muaj.