Policia s’e lejon koordinatoren e ekipit Menaxhues të Asociacionit të shkojë në Serbi me veturë zyrtare

Aktuale August 11, 2018 - 20:50
Lexoni më shumë detaje

Koordinatorja e ekipit Menaxhues të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vinka Radosavlejviq sot është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë, Jarinë.

Policia e Kosovës e ka ndaluar atë që të shkojë në Rashkë të Serbisë pasi që ishte me veturë zyrtare dhe e ka kthyer mbrapsht në Mitrovicë.

Policët e Kosovës nuk e kanë lejuar të kalojë pasi që ajo në ditë vikendi udhëtonte me veturë zyrtare të Kosovës.

E gjithë kësaj, Radosavljeviq ka tentuar t’i jap konotacion politik, shkruan lajmi.net.

“Në Jarinë kam shkuar rreth orës 12 me vetyrë, por një pjesëtar i Policisë së Kosovës më është afruar dhe me ka nxjerrë nga kolona e veturave. Edhe pse e kisha vërtetimin për rrugë dhe atë për veturë më tha se nuk mund të kalojë, sepse është vikend. Me kërkoi që të nënshkruajë një deklaratë dhe me ka thënë se rasti do t’i shkojë prokurorit publik, edhe pse nuk bëra asnjë shkelje. Shkoja në takim në Rashkë me njerëzit që do të duhej të ktheheshin në Kosovë dhe i kisha të gjitha dokumentet”, ka thënë ajo për tv most.

Dhe ja ku është problemi! Zonja e ngarkuar me punë për Asociacion tenton që me veturë të shtetit të Kosovës t’i vizitojë serbët në Rashkë. Cila është puna e saj që të merret me serbët që dëshirojnë të kthehen, kur ajo bën krejtësisht punë tjetër.

Ajo tutje ka thënë se këtë e sheh si presion, pasi që edhë më herët ka udhëtuar përmes kësaj pike kufitare dhe nuk ka pasur probleme.

Radosavljeviq ka thënë se për këtë rast e ka njoftuar edhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Milan Radojeviqin dhe e ka pyetur se “a ka të drejt ta kryej normalisht punën e saj?”.