Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë! Ja ku ishte epiqendra

Aktuale August 11, 2018 - 19:05
Ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ka goditur territorin shqiptar, kësaj here në afërsi të qytetit të Kukësit.

Pas lëkundjeve prej 5.1 ballësh që shkundën të gjithë Shqipërinë, tërmeti i rradhës është i një magnitude më të vogël, rreth 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 19 kilometra larg Kukësit, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Ashtu siç ndodhi dhe muajin e kaluar kur një tërmet prej 5.1 ballësh goditi vendin me epiqendër pranë zonës së Gjirit të Lalzit në Durrës, pritet që edhe kësaj here të vijojnë seritë e tërmeteve me magnitudë më të vogël./Gazeta Express

Image