Lëkundjet e tërmetit u ndjen edhe në shtetet tjera

Aktuale August 11, 2018 - 18:05
Ja cilat shtete preku tërmeti

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit, kryesisht në zonë verilindore të vendit si si Buliqizë, Burrel, por edhe në Lezhë, Tiranë e Durrës.

Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë edhe në qytetin e Beratit.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, po sipas EMSC, Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmiologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë. /TCH/

Image