Jeremiq e Gjuriq në konflikt për ''kufijtë me Kosovën''

Aktuale August 11, 2018 - 17:31
Çfarë po ndodh kështu në Serbi?!

Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore në Serbi ka deklaruar se plani për vijën kufitare me Kosovën që ka presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, lë tokë të Serbisë jashtë shtetit serb, e gjithashtu i mundëson Kosovës ulëse në Ogranizatën e Kombeve të Bashkuara dhe më vonë realizim të “Shqipërisë së Madhe”.

Jeremiq, shkruajnë mediat serbe, ka thënë se “kjo parqet një tjetërsim të përhershëm të një pjese të territorit të Serbisë”.

“Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërinë e Madhe’”, tha Jeremiq në një tubim të partisë së tij.

Atij i është përgjigjur drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka akuzuar Jeremiqin se politikanët e tillë si ai, e kanë sjellur Serbinë në këtë gjendje që është sot.

“Falë Jeremiqit, gjysma e Kopaunikut ju përket shqiptarëve”, ka deklaruar Gjuriq. /KlanKosova/