Gazeta e afërt me Vuçiqin: Ja pse s’mund ta mbajmë më gjatë Kosovën (miliarda euro humbje)

Gazeta e afërt me Vuçiqin: Ja pse s’mund ta mbajmë më gjatë Kosovën (miliarda euro humbje)

Aktuale gusht 10, 2018 - 23:55
Detajet

Në momentin kur në “lojë” ka hyrë ndarja e Kosovës në baza etnike, respektivisht shkëmbimi i tri komunave veriore të Kosovës me tri komunat jugore të Serbisë (Lugina e Preshevës), mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë filluar t’ia “hapin sytë” serbëve.

Në këtë spektër futet edhe analiza e fundit e gazetës pro qeveritare “Kurir” e cila e ka bërë bilancin e luftës në Kosovë dhe bilancin e “mbajtjes” së Kosovës si peng i Serbisë.

Vetëm 19 vjet pas luftës, në vendin fqinj të Kosovës gjërat sikur kanë nisur të qartësohen dhe të shkruhen ashtu siç janë në të vërtetë, shkruan lajmi.net.

Në këtë analizë të “Kuririt” thuhet se 1 miliard e 754 milionë euro iu kanë kushtuar jetët njerëzore gjatë luftës në vitin 1999. Sipas kësaj analize, një jetë serbi kushtuaka 700 mijë euro.

Gazeta llogarisë së janë nga 30 deri në 130 miliardë euro dëmet nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

“Kurir” e ka bërë edhe një llogari të dëmit që serbëve iu ka kushtuar nga sanksionet e vitit 1992 e deri më tash e që kapin vlerën e 125 miliardë eurove.

“Çmimi i moszgjidhjes së problemit të Kosovës do të shkojë në 100 miliardë euro”, thekson gazeta, transmeton lajmi.net.

“Pasojat në rast se gjërat mbesin siç janë sot, pa u ballafaqur me këtë cështje (Kosovën), në nëntë vitet e ardhshme do të jenë politike, ekonomike, demografike dhe në fusha tjera do të kishim humbje të tmerrshme”, shkruan kjo e përditshme.

Mirëpo, mbi të gjitha, shkruan gazeta, në Kosovë ka tetë fish më shumë shqiptarë se serbë!

“Për te muaj (të bombardimeve të NATO-s) i kemi humbur 1008 policë dhe ushtarë dhe 2500 civilë”, thuhet tutje në tekst