Çadrat me vete, sërish sot mund të bjerë shi

Aktuale August 02, 2018 - 08:13
Lexo detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të mbajë mot jostabil dhe pothuaj i ngjashëm me ditët e fundit.

I karakterizuar me reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh, reshjet do të jenë të përqendruara në rrafshin e Kosovës, si në qendër, juglindje dhe verilindje, derisa në Dukagjin reshjet do të jenë të izoluara të përcjella me stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë pothuaj konstante me ditët e fundit.

Minimalet kanë lëvizur ndërmjet 16-18 gradë  Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.