Gent Cakaj – kryenegociator i Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në (VIDEO)

Aktuale July 20, 2018 - 17:24
Detajet

Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim është caktuar Gent Cakaj, njofton Klan Kosova.

Ai për ABC News ka njoftuar se vendimi formal për hapjen e negociatave do të jetë zyrtarisht në qershor, dhe se Këshilli e ka urdhëruar Komisionin që ta kryejë fazën përgatitore ose screening me Shqipërinë.

Përndryshe, Cakaj fillimisht ishte bërë këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndërkaq brenda pak kohësh ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.