Veseli: Në dhjetor do të lëvizim lirshëm drejt Evropës
Foto: Driton Bublaku

Veseli: Në dhjetor do të lëvizim lirshëm drejt Evropës

Aktuale korrik 18, 2018 - 21:36
Lexoni më shumë detaje

Delegacioni i Kosovës, sapo ka arritur në Prishtinë nga Brukseli, raporton “Zeri.info”.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët e Kosovës për marrjen e raportit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian.

Veseli në konferencën e që është duke u mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt Evropës në dhjetor të këtij viti, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi: Liberalizimi do të përmbyllet brenda këtij viti

Mirëpo, Veseli ka thënë se duhet të punojmë akoma në drejtim të këtij procesi.

“Në dhjetor të këtij viti do ta kemi liberalizmin e vizave në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm sepse e meritojnë këtë qytetarët tanë”, ka deklaruar Veseli, raporton “Zeri.info”.

Vesli po ashtu ka thënë se do ta vazhdojnë edhe më tutje lobimin në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian për liberalizmin për Kosovën.

Ai ka ftuar edhe opozitën që t’i bashkohet këtij lobimi.

Po ashtu Veseli ka thënë se reformat në vendin tonë do të vazhdojnë edhe më tutje, duke filluar nga reformat në sistemin e drejtësisë. /ZËRI/