Haradinaj: Limaj nuk është kundër Thaçit, duhet të ketë unitet për dialogun

Aktuale July 16, 2018 - 21:22
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson se Fatmir Limaj nuk është kundër presidentit Thaçi që ta udhëheqë dialogun.

Në një intervistë në Tribuna Channel, Haradinaj ka deklaruar se për temën e dialogut duhet të ketë unitet për dialogun me Serbinë.

“Dialogu është interes pasi njohja reciproke është interes i yni, menjëherë do të kishim njohjen e pesë vendeve të BE-së, anëtarësimin në OKB dhe perspektivë të re. Limaj nuk është kundër dialogut e as Thaçit. Të gjithë jemi të interesuar që të ketë një unitet të spektrit politik. Mund të kemi mospajtime mes vete, por këto llogari nuk duhet t’i lajmë sot”, deklaroi Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Sipas kryeministrit të vendit qytetarët presin më shumë rezultate për dialogun.

LEXO EDHE: Mustafa: Të ndërpritet dialogu, nëse nuk diskutohet për Luginën

Ai është pajtuar me kërkesën e deputetëve të AAK-së që dialogu të mos vazhdojë pa ndodhur liberalizimi i vizave.

Qytetarët presin më shumë rezultate për dialogun. Është rritur presioni mbi Kosovën për me sjellë diçka në shtëpi. E ndërlidhin dialogun me lberalizim.  Është legjitime kërkesa e deputetëve për liberalizim dhe dialogun”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Ai vlerëson se udhëheqja e dialogut nga Thaçi është legjitime

“Si dialog dhe si proces nuk e shoh se mund ta bëj, pasi duhet të punojë në qeverisjen e vendit. Kemi mbi 600 vendime, kemi punë këtu duhet të kryejë punët e shtëpisë. Përfaqësimi nga Thaçi është adekuat”, deklaroi Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Opozita refuzon delegacionin e Thaçit në dialog

Shefi i ekzekutivit tutje tha se nuk pret ndonjë  zhvillim të madh nga takimi i të mërkurës me Mogherinin.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim të mërkurën. Është gatishmëri që me qenë serioze në temën e dialogut, ëm e mira do të ishte një armëpushim politik. S’ka kuptim të vazhdojë dialogu, e të njejtën kohë të vazhdojnë prapaskenat dhe goditjet prapa shpinës”, deklaroi kryeministri.