Më në fund vikend pa shi në Kosovë

Aktuale July 13, 2018 - 17:10

Pas këtyre reshjeve që u shfaqen sot në pjesën e dytë të ditës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave dhe luhatjes së fushave barike, vikendi do të jetë kryesisht me mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  14-16 gradë  Celsius, ndërsa temperaturat maksimale  parashihet të lëvizin ndërmjet  26-28 gradë Celsius.

Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë  probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar). Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë akcionin për korrje-shirje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.