'Tani po eskalojnë në provokime fizike' - Reagimi i LDK-së pasi Haradinaj goditi mikrofonin e Zemajt

Aktuale July 13, 2018 - 13:22
Lexo detajet

Teksa po zhvillohet debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje.

Ndaj kësaj, ka reaguar, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK-ja.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook dhe pamjet nga Kuvendi:

Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme. Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se.

Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves .Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht.

Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e toletances se saj politike ndaj kundershtareve te saj dhe te demokracise ne Kosove. Reagimi i LDK-se, permes mbeshtetjes qyteyare qe eshte e larte dhe ne rritje, ndaj kesaj kulture politike brutale do te jete deciziv per te ndaluar sjelljet e tilla dhe modelin e qeverisjes brutale te qytetareve dhe demokracise se re ne Kosove.

Image