Ndahen 500 mijë euro për AKI-në

Aktuale July 13, 2018 - 12:21
Lexo detajet

Qeveria ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe propozim-vendimin për projektin “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se shuma prej 500 mijë euro për AKI-në.

“Në bazë të nevojave dhe kërkesave të AKI-së ndahet shuma prej 500 mijë euro. Mjetet merren nga Ministria e Financave, nga kategoria e subvencioneve”.

Kurse për ngritjen e monumentit për dëshmorin Jashari, ministri Hamza tha se Komuna e Mitrovicës ka kërkuar 88 mijë e 500 euro.