Thaçi lavdëron transparencën në institucione

Aktuale July 13, 2018 - 10:11
Lexo detajet

Transparenca ka qenë një prioritet i qeverive të kaluara dhe ka shënuar progres sipas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në lansimin e projektit të parë të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), projektit “Diga Data”, në Kosovë.

Hapjen e të dhënave ai e konsideroi si një punë të rëndësishme në të cilën duhet të punohet në vazhdimësi.

“Vitin e kaluar e nënshkruam marrëveshjen në mes të Kosovës dhe qeverisë amerikane. Ishin dëshmi e një angazhimi të sinqertë në Ëashington për progresin në Kosovë. Hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverive të Kosovës në vitet e fundit. Rritja e transparencës nuk është rrugëtim njëkahësh. Si President takoj njerëz që pyesin dhe punëojnë që shteti të jep më shumë për qytetarët. Nuk mund të bëhet se nuk është bërë punë e madhe nga ministritë e dikasteret por mund të themi se kjo punë nuk është raportuar. Mediat kanë kërkuar informacipne, institucionet mirëkuptim dhe qytetarët rezultate”, tha Thaçi.

Ai bëri të ditur se sivjet do të merren me të dhënat e papunësisë për të nxjerrë një përfundim mbi nevojat e tregut të punës.

“Projekti i sfidave të hapjes së të dhënave synon të rrisë këtë bashkëpunim. Këtë vit do të punohet me të dhënat e papunësisë, arsimit dhe tregut të punës dhe do të gjejmë një përgjigje se si do të bashkëpunon trekëndëshi qeveri, OJQ dhe biznes. Nëse fokusohemi tek të dhënat e jo te gojëdhënat, të flasim me numra e jo shumë me thashethëme do të arrijmë sukses më të madh si shoqëri”, përfundoi ai.