Ekipi Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin miratoi rregulloren dhe planin e punës

Aktuale July 12, 2018 - 17:56
Detajet

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i themeluar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka miratuar rregulloren dhe planin e punës.
Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ai përbëhet nga 4 përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.

LEXO EDHE: Zyrtarja ruse flet për takimin Thaçi - Medvedev- tregon a ndryshoi qëndrimi i tyre ndaj Kosovës

Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore.

Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet.