Përfitimet e dy deputetëve që iu bashkuan sot Nismës

Aktuale July 12, 2018 - 14:54
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar sot dy deputetët, Veton Berisha dhe Etem Arifi, të cilët menjëherë pasi i janë bashkuar këtij grupi parlamentar pritet të përfitojnë katër poste si pjesë e marrëveshjes për kalimin në Nismë.

Dy deputetët që në Kuvendin e Kosovës këtë legjislaturë kanë qenë deputetë të pavarur, pas bashkimit në grupin parlamentar të Nismës do t’i fitojnë katër poste si anëtarë të komisioneve.

LEXO EDHE: Nisma Socialdemokrate rritet në Kuvend, këta janë dy deputetë iu bashkuan kësaj partie

Veton Berisha, kryetar e Partisë Liberale Egjiptiane dhe kryetarin e Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi kanë konfirmuar dy postet e reja që kanë fituar pas kalimit në Nismë.

Berisha i ka thënë Insadjerit se si deputetë të pavarur e kanë pasur të pamundur të jenë anëtarë të komisioneve të Kuvendit të Kosovës, por kjo gjë atyre i është mundësuar pas bashkimit në Nismë.

“Ne kemi qenë pa komisioni për shkak se kemi qenë deputet të pavarur dhe në pamundësi për me qenë në komisione, njëra prej mundësive ishte me qenë pjesë e një grupi parlamentare”, ka thënë ai.

Berisha ka deklaruar se deputetët e Nismës do të duhet t’i lëshojnë këto poste për dy anëtarët e rinj, por që ende nuk e dinë se në cilat komisione do të emërohen.

“Unë së bashku me Arifinin do të kemi katër pozita si anëtarë të komisioneve që i bie deputetët e Nismës t’i lirojnë ato pozita që kanë qenë deri më tash. Nuk e di kush u tërheq saktë prej tyre por do të jemi në katër komisione. Ende është duke u diskutuar se në cilat komisione do të shkojmë por do të vendosët gjatë ditës”.

“Kjo ka qenë njëra prej pikave të marrëveshjeve. Nisma ka me pas kujdes ma të madhe ndaj neve, kemi me mbështetë nismat në kuvend të cilat propozohen nga Nisma ashtu siç do t’i përkrahin ata tonat në projekte, programe dhe në mbështetje në punësim”, ka thënë Berisha për Inasjderin.

Emërimin në dy komisione për Insajderin e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër që i është bashkuar sot Nismës, Etem Arifi.

“Sigurisht që proceset e kuvendit do t’i qojmë përpara sepse në bashkëpunimi në grup parlamentar dhe funksionimi i komisioneve do të jetë sigurisht më i mirë dhe kontributi jonë do të jetë edhe në Komisionet Parlamentare është një marrëveshje që neve si deputet mua dhe Veton Berishës na takojnë nga dy komisione dhe besoj që sot e kemi gjet veten aty ku mund të japim kontribute për qytetarët tonë, për shtetin dhe për vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Berisha dhe Arifi i janë bashkuar sot  Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, përderisa, Arifi para katër muajve ishte dënuar për mashtrim. /Insajderi