Pacolli tregon se çka i tha kryeministrja serbe Haradinajt në Samitin e Londrës

Pacolli tregon se çka i tha kryeministrja serbe Haradinajt në Samitin e Londrës

Aktuale korrik 11, 2018 - 19:46
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

LEXO EDHE: Pacolli zbulon bisedën me Daçiqin në shtëpinë e ministrit britanik

Ai ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.

Pacolli tha se nuk e dinin ku kanë ndodhur këto incidente, por që e kanë dëgjuar me kujdes Bërnabiqin.

Më tej, Pacolli në  T7 tregoi se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.

Pacolli tha se i kanë thënë palës serbe se Kosova nuk ka vepruar kokë në vete sa i përket arrestimit të serbëve.