Haradinaj kërkon mbështetje për konsolidim ndërkombëtar nga Britania e Madhe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Richard Moore, drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO), transmeton “Zëri.info”.
Takimi i tyre ka ndodh në prag të Samitit të Londrës.
Haradinaj përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka shkruar se Britania e Madhe ka një rol kyç në proceset që është duke kaluar Kosova në avancimin dhe fuqizimin e saj ndërkombëtar.
Kryeministri po ashtu ka kërkuar nga Moore ka kërkuar mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO).
Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.
RH