Akademi përkujtimore në 20-vjetorin e Betejës së Loxhës

Aktuale July 04, 2018 - 09:36
Përkujtohen luftëtarët e lirisë, Rrustem Bruqi,Tahir Zemaj, Lumni Surdulli, Enver Alaj

Në 20-vjetorin e betejës së lavdishme të Loxhës dhe rënies së luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj dhe kolonel Tahir Zemaj, mbahet akademi përkujtimore.

Agjenda e ditës së Premte 6 korrik fillon me homazhet në Dranoc dhe Isniq duke vazhduar tutje me akademinë përkujtimore e cila do të mbahet në Prishtinë, Kino ABC, e pastaj edhe me shfaqjen e dokumentarit filmik kushtuar luftëtarëve të lirisë, njofton “Zëri.Info”.

Më poshtë lexojeni njoftimin e plotë:

Në 20 vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës, nën organizimin e bashkëluftëtarëve, veteran të Brigadave 134,131,133 dhe "Mergimi" të UÇK-së, të udhëhequra nga institucionet e Republikës së Kosovës organizohet;

AKADEMI PËRKUJTIMORE

Në 20 Vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së Luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimi për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit Kolonel Tahir Zemaj

HOMAZHE

Data: 06 Korrik 2018

08.30-9– Dranoc

09-9.30– Isniq

Akademia Përkujtimore mbahet në Kino ABC, në Prishtinë, më 06.07.2018(E Premte), në orën 12:00.

Më këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari filmik, kushtuar luftëtarit të lirisë, i rënë në këtë betejë, heroit Lumni Surdulli.

Image