Tadiq kërkon përgjegjësi nga Vuçiqi për “humbjen e Kosovës”

Aktuale July 03, 2018 - 20:48
Lexo detajet

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq u akuzua nga qeveria aktuale e Serbisë për deklarata kundër Vuçiqit në lidhje me Kosovën.

E ndaj këtyre ka reaguar ai duke thënë se qeveria aktuale serbe  është servile ndaj ndërkombëtare, në lidhje me kërkesat e tyre për Kosovën.

“Më parë ata cilësonin politikën time sit   pabesë, qytetarëve u premtonin se do të anulohet çdo gjë që është bsieduar me Prishtinën, ndërsa në prapaskenë po u servilizohen komunitetit kombëtar për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”, tha Tadiq në një reagim, trasnmeton lajmi.net.

Tutje Tadiq deklaroi se tashmë udhëhqësia aktuale serbe po përmbushë premtimin për ta dorëzuar Kosovën.

“Për politikën ndaj Kosovës, kjo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e asaj që nuk e kemi humbur as në luftë, dikush duhet të jetë tradhtari”, deklaroi ish-presidenti serb.

Madje ai akuzon Vuçiqin se a ka humbur edhe veriun, duke theksuar se në Bruksel janë bërë pazare në dëm të shtetit serb.

“Premtimet për qytetarët nuk janë plotësuar, e tani ka ardhur koha që ta dorëzojnë Kosovën duke pasur parasysh presionet ndërkombëtare. E tash lindi nevoja të më thonë mua ustash”, përfundoi Boris Tadiq.

Akuzat e tilla ndërmjet Vuçiq e Tadiq për temën e Kosovës, ka pasur mjaft shumë në periudhën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.