Ministri Rikallo shkon në pushim vjetor, nuk raporton në Komisionin për Bujqësi

Aktuale July 02, 2018 - 21:00
Detajet

E kërcënoi me shkarkim kur mungoi në mbledhjen e komisionit Komisionit për Bujqësi. Daut Haradinaj, i dha afat deri me dy korrik ndryshe ministri i bujqësie, Nenad Rikallo mund të mos jetë në pozitën që mban.

Dhe në ditën kur  ministri serb do të duhej të paraqitej në komision ai ka zgjedhur të pushojë.

Në kabinetin e tij kanë bërë me dije se Rikallo, ndodhet në pushime verore.

Megjithatë ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër që ta shfajësojë veten para komisionit.

Në një letër që ministri Rikalo ia ka dërguar, kryetarit të komisionit, Daut Haradinaj ndër tjera thuhet se raporti i ministrisë së tij është gati, dhe të njëjtin do ta prezantoje dikush nga kabineti i Rikalos.

Mirëpo kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj ka vendosur ta pres ministrin deri të kthehet nga pushimi.

Më është lajmërua sapo i kam dërguar ftesën dhe po mendoj me datë 10 do jetë në komision.

Në anën tjetër ministrat serbë ka rreth dy muaj që kanë paralajmëruar dorëheqje nga postet e tyre në qeverinë e Kosovës, por ata vazhdojnë të paguhen. E janë të pranishëm në obligimet që i kërkon detyra e tyre në institucionet e Kosovës.

Por jo edhe në mbledhjet e qeverisë e komisionet parlamentare.

Ata kanë ngrirë kontaktet me shefin e qeverisë kosovare. E kryeministri, Haradinaj ende beson se do i kthehen ministrat nën udhëheqjen e tij.