'Administrata publike e Kosovës ka avancuar shumë në shërbime'

Aktuale June 22, 2018 - 08:48
Lexo detajet

Ministria e Administratës Publike (MAP), gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizojë sot shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Dita e Shërbyesve Civilë shënohet në gjithë botën me 23 Qershori kur edhe ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit. OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se Dita e Shërbyesve Civilë shënohet në gjithë botën me dhe për këtë ditë në Kosovë do të ndahen edhe mirënjohje.

Ndryshe Ministria e Administratës Publike, ka organizuar debate nëpër rajonet e Kosovës për të informuar dhe konsultuar publikun me pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë tre projektligje: projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se qëllimi i reformës së administratës publike, është që të jetë sa më i përshtatshëm për qytetarët dhe të jetë në harmonizim me direktivat më bashkëkohore.

“Faza e debatimit është kërkesë ligjore. Këto ligje preken pikat e rëndësishme. Me këto ligje do të japin shërbimet më të mira”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe numri i madh të agjencive të pavarura dhe ekzekutive, ka krijuar nevojë që të kemi ligje. “Ne presim që Administrata publike të jetë më efektive. Çdo ditë ka përparim të administratë”, tha ai.