Mot i ndryshueshëm deri në fundjavë

Aktuale June 22, 2018 - 08:09
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa parashikohet të ketë shtrëngata me shi, ndërsa në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbresë rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.