Pacolli ngushëllon familjen e Xhafer Ahmetit

Aktuale June 21, 2018 - 22:12

 Pas lajmit për vdekjen e konsulit të Kosovës në Mal të Zi Xhafer Ahmeti, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ju ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtoreve të tij.

Pacolli në rrjetin social Facebook ka thënë se me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin ëpr vdekjen e tij dhe si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë, shkruan “Zëri.Info”.

”Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, ka shkruar Pacolli./ZËRI