Hoti: Rritja e pagave, vetëm përmes ligjit

Aktuale June 21, 2018 - 13:37
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, e ka cilësuar shkelje të ligjeve, gjë që sipas tij paraqet konflikt interesi, transmeton “Zëri.info”.

Hoti, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka thënë se rritja e pagave të kabinetit qeverisës duhet të bëhet vetëm me ligj.

Postimi i plotë i Hotit:

Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.

1. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji.

2. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike.

3. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të