Vuçiq flet për Haradinajn, Hotin e Hoxhajn, ja çfarë thotë

Aktuale June 21, 2018 - 11:29
Ja çfarë thotë ai

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar me rastin e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiq ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: “nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëve, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë”, duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkon në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni se mund të me detyroni t’i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit.

“Keni gjetur personin e gabuar për t’i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm”, ka thënë për fund presidenti serb.