Kryesia e LDK-së vizituan BIK-un me rastin e festës së Fiter Bajramit

Aktuale June 15, 2018 - 10:55
Lexo detajet!

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Filër Bajramit

Me rastin e festen së Fitër Bajramit, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
“Pas muajit të Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarët festojnë festën e Fitër Bajramit. Agjërimi është lartësim shpirtëror, prandaj festofshin këtë festë me sofrën plotë dhe të gjitha të mirat. Në përgjithësi gjatë gjithë muajit besimtarët kanë qenë zemërgjerë dhe plotë mirësi për të gjithë nevojtarët”, ka thënë nënkryetari Veliu.

Ai ka uruar paqe, tolerancë, solidaritet dhe mirësi për familjet e të gjithëve. Image