Haradinaj në BIK: E festofshim këtë festë në harmoni fetare

Aktuale June 15, 2018 - 10:02
Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mëngjesin e sotëm ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Haradinaj u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë.

“Së bashku me kabinetin qeveritar kemi ardhur në Bashkësinë Islame me urua Fitër Bajramin.

E gëzofshim këtë festë siç është më së miri. Të gjithë në Kosovë e festofshim në harmoni fetare. Ju faleminderit e me fat”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për bashkësitë tjera fetare, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë.

Së bashku me Haradinajn ishin edhe ministrat e kabinetit të tij si: Behgjet Pacolli, Albena Reshitaj, Abelard Tahiri, Shyqeri Bytyqi, Valdrin Lluka etj.