BIK-u mbledh 7 milionë euro, prapë kërkon para nga shteti

Aktuale June 14, 2018 - 20:03
Lexo detajet

Naim Tërnava kërkon nga qeveria paga për hoxhallarët. Deputetët kundërshtojnë

Për punën që bëjnë si imam në xhamitë e Kosovës ata paguhen së paku 250 euro në muaj.

Por, për myftiun e BIK-ut, kjo pagë është e vogël.

Prandaj, një ditë para festës së Bajramit, myftiu Tërnava ka kërkuar që rritja e pagave për punëtorët e tij të bëhet nëpërmjet ligjit për bashkësitë fetare, raporton T7.

Por, kundër pagesave nga buxheti qeveritar kanë dalë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ata thonë se Kosova është shtet laik, dhe kjo është e pamundur.

Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosvës gjithë këtë kërkesë e sheh si absurde dhe të papranueshme.

Se qeveria e Kosovës nuk duhet të financoj asnjë bashkësi fetare e thotë edhe deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Ai nëpërmjet telefonit ka thënë për Frontal se një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me parimet e shtetit.

Në anën tjetër, Bashkësia Islame nuk ka dashur të prononcohen për këtë temë.

Por, prapa kamerës ata kanë treguar se vitin e kaluar buxheti i BIK-ut ka qenë pak mbi 7 milion euro.

Këto të hyra erdhën nga pagesat e anëtarësisë, organizimi i haxhit dhe donacionet e ndryshme.

E shumica e kësaj shume shkon në pagesat e imamëve dhe muezinëve nëpër xhami