Thaçi uron besimtarët mysliman për Fitër Bajramin

Aktuale June 14, 2018 - 19:06
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, shkruan “Zëri.info”.

Thaçi ka thënë se qytetarët pa dallime etnike dhe fetare po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit. Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre. Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.