MASHT bën gabim 'trashanik' në njoftim

Aktuale June 14, 2018 - 14:45
Detajet

Në njoftimin e sotëm dërguar për media nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), vërehet një gabim 'trashanik' të bërë nga zyrtarë për informim nga ky institucion, shkruan “Zëri.info”.

Në njoftim është ngatërruar festa e Fitër Bajramit me atë të Kurban Bajramit.

Për më shumë shikojeni fotografinë më poshtë

Njoftim

Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 do të shpallen me 21 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa  publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017.

Image