Kuvendi mban seancë plenare , pritet formimi i Komisionit për Gylenistët

Aktuale June 14, 2018 - 10:29
Ja cilat janë pikat tjera të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme do të mbaj seancë plenare me c`rast do të mbahet interpelanca ndaj ministres së Ministrisë dhe Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe disa pika të papërfunduara të seancave të kaluar, shkruan “Zëri.info”.

Pikat e tjera të rendit të ditës janë këto:

-Vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Kosovës me pikat e papërfunduara më 5, 6 dhe 8 qershor.

-Vazhdimi i seancës të re. Në rend dite janë: Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për MSA-në;

-Ndryshim-plotësimi i ligjeve për tatimin në të ardhurat personale, në të ardhurat e korporatave dhe për TVSh-në;

-Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin 2017,

-Formimi i Komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018 etj. /ZËRI