McAllister kërkon përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale June 14, 2018 - 00:17
Lexoni më shumë detaje

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka thënë se Serbia duhet gradualisht të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në.

McAllister ka theksuar se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të përshpejtojë punën në një fazë të re në mënyrë që të arrihet normalizimi i plotë.

Sipas tij, duhet të vendoset për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, përcjell lajmi.net.

Këto vlerësime McAllister i ka publikuar në raportin e tij vjetor për Serbinë.

Në dokument zyrtari i BE-së ka përgëzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth iniciativës për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën.

Aty theksohet rëndësia e krijimit të Asociacionit të komunave serbe dhe kërkohet në mënyrë të përsëritur që të gjitha marrëveshjet të zbatohen.