''Bashkimi kombëtar s’bëhet, shqiptarët t’i forcojnë shtetet e tyre''

Aktuale June 13, 2018 - 22:17
Mësojeni se kush thotë kështu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur edhe për temën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Ahmeti në T7 ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë, dhe që s’e do bashkimin kombëtar.

Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.