Haradinaj: Mungon komunikim i mirëfilltë mes Qeverisë dhe komunave

Aktuale June 13, 2018 - 16:08
Mësoni më shumë shumë detaje

Me mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë është organizuar konferenca me temën "10 vite pas decentralizimit dhe konstituimit të Qeverisjes Lokale". Me këtë rast i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se, komunat kanë shumë kompetenca në qeverisje por që mungon komunikimi me Qeverinë, shkruan "Zëri.info".

“Kemi marrë vendime të mira. Kemi marrë vendime që Qeveria dhe Komuna të ketë bashkëpunime në vendimmarrje. Kemi edhe asamblenë dhe zgjedhjen e kryetarit që zgjidhen direkt nga kryetari. Ne i kemi dhënë shumë kompetenca atyre", ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë që komunat në Kosovë kanë shumë kompetenca ekzekutive krahasuar me komunat në vende tjera.

"Problemi qëndron se mungon komunikimi komunë Qeveri. Ata vinë të takohet vetëm kur bëhet ndarja e buxhetit. Nuk ekziston një instrument i mirëfilltë komunikimi dhe kjo është shumë e dëmshme. Nuk e di që diku tjetër komuna është me kushte më të mira me kompetenca ekzekutive. Komuna ka nevojë për Qeverinë si për buxhet por edhe për projektet e Komunës që realizohen përmes ministrive të ndryshme", ka vazhduar ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë së Kosova qysh nga shpallja e pavarësisë ka shënuat një progres në arritjet e qeverisë lokale, raporton "Zeri.info".

"Kosova la bërë shumë arritje qysh nga periudha e shpalljes së pavarësisë e sidomos edhe në atë të qeverisjes lokale. Në vitet në vijim Kosova duhet të punoj që të i frymëzoj dekadat e ardhshme për ra vazhduar këtë gjë", ka thënë ai.

Sipas tij Kosova ka nevojë për reforma dhe se nuk duhet humbur kohë për ti bërë ato.

"Nuk duhet humbur kohë duke pritur që të ndryshohen gjërat ju duhet t’i ndiqnni reformat dhe ta ndryshoni situatën aktuale, duhet ti hapni rrugë komunave. Autoritetet lokale duhet që jenë transparente dhe ta bëjnë publike punën e tyre. Modeli që i përshtatët Kosovës mund të jetë i ndryshëm nga ai që u përshtatet vendeve tjera ju duhet ta gjeni modelin tuaj unik në histori", ka thënë tutje ai.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka thënë se Kosova këto 10 vite ka shënuar progres por që duhet ende punë

"Këto 10 vite përbëjnë një periudhë shumë të mirë të punës në Kosovë. Gjëja e parë është se ekziston një rregull që pranohet çdo kund. Komunat duhet të kenë autonomi më të madhe. 10 vite të ardhshme nga tash presim që komunat të jena më përpara dhe të kenë arsyetime për shpenzimet e bëra"

Besnik Mucaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI, ka thënë se viti 2018 shënon 10 vjetorin e konstituimit të qeverisjes lokale dhe se ky proces ka nisur me ligjet r Pakos së Ahtisarit.

"Viti 2018 shënon 10-vjetorin e konstituimit të qeverisjes lokale, proces ky që nisi me obligimet e Pakos së Presidentit Ahtisari. Decentralizimi i lidhur me këtë Pako synonte të promovonte konceptin e demokracisë lokale, dhe akomodimin e komuniteteve jo shumicë", ka thënë Mucaj.

Besnik Mucaj tutje ka theksuar se kjo konferencë nuk ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve të shpejta por vetëm senisiblizimin e akterëve institucional.

"Konferenca Jubilare nuk ka për synim të ofrojë zgjidhje të shpejta, përkundrazi, në vlerësojmë se përmes diskutimeve, rrjetëzimit, dhe nismave që do të dalin nga kjo

ngjarje do të arrijmë të: Sensibilizojmë akterët për rëndësinë e fuqizimit të qeverisjes, dialogut dhe demokracisë lokale. Të ndikojmë që niveli qendror dhe ai lokal ta kenë prioritet reformën e qeverisjes lokale, duke e bërë atë sa më efikase dhe funksionale. Të kontribuojmë në rritjen e shkëmbimit të informacionit, njohurive në lidhje me modelet, proceset dhe praktikat në rajon. T’i shërbejmë avancimit të agjendës së reformave evropiane", ka përfunduar ai. /ZËRI

Image