Zaev shkon te Ivanov, për emrin e ri, Ivanov largohet nga takimi

Aktuale June 13, 2018 - 13:06

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Pas arritjes së marrëveshjes për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.