Me çfarë ishte marr Zharku gjatë këtyre 6 vjetëve në Suedi?

Aktuale June 13, 2018 - 11:06
Lexo detajet

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndroj në Suedi, shkruan "Zëri.info". 

Në një intervistë për gazetën "Zërin", ai ka treguar se gjatë këtyre gjashtë vitetve në Suedi ka themeluar një ndërmarrje të ndërtimtarisë për riparimin e shtëpive. 

"Unë jam marr me punët e mia, menjëherë kam themeluar një ndërmarrje të ndërtimtarisë për riparimin e shtëpive, kam një depo aty. Materialet të cilat prodhohen në Kosovë, jo vetëm të mijat por edhe të ndërmarrjeve të tjera që prodhohen në Kosovë mundohem ti fus në tregun suedez. Kështu që deri tani kam pasur pak vështirësi, por ka filluar një mirëkuptim dhe kam filluar nëpërmjet punës dhe angazhimit tim që ti reklamoj materialet e Kosovës dhe mjaft ndërmarrje shqiptare që operojnë në Suedi, kanë filluar që të njoftohen me ato materiale dhe ti fusim në tregun suedez, sepse unë mendoj se tani lufta kryesore duhet të bëhet në zhvillimin e ekonomik të vendit", ka thënë Zharku në një intervistë për "Zërin".