Serbia nis hetimet për bombardimet e NATO-s, kërkon përfshirjen e Kosovës

Aktuale June 12, 2018 - 22:23
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Studimet mbi pasojat e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kanë nisur zyrtarisht nga Serbia, pasi sot është nënshkruar një marrëveshje për ta krijuar një trup të përbashkët për të hetuar pasojat e ndërhyrjes së Aleancës së NATO-s gjatë kohës së luftës.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mjedisit, Goran Trivan dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.

Ministri serb, Goran Trivan deklaroi se Serbia e ka një detyrim ndaj qytetarëve të saj, për të gjetur detaje nga pasojat e bombardimeve.

“Kur e dimë se çfarë ka ndodhur, do të ndërmerrnim masa për të mbrojtur qytetarët nga sëmundjet eventuale që mund të përhapen”, tha Trivian, trasnmeton lajmi.net.

Spekulimet se ka pasur përdorim të uraniumit të varëfruar, ministri serb i cilësoi si fatale për shumë sëmundje që mund të shfaqen.

“”Këtu ne mund të flasim për ndotjen e cila nuk është rezultat vetëm i municionit, por edhe i uraniumit të varëfruar. Unë duhet të tërheq vëmendjen e popullit se pasojat e tyre mund të jenë fatale”,  theksoi ministri i Mjedisit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të përpiqet që në këto hetime të përfshihet edhe Kosovëa, duke theksuar se nuk është temë propaganduese.

“Nuk është çështje e ndonjë propaganda. Është çështje shëndetësore. Sidomos fëmijët e lindur pas vitit 2000 mund të përballen me sëmundje nga uraniumi i vafërruar, ndotja kimike dhe pasojat e tyre”, tha Trivian.

“Duke hetuar këtë krim, Serbia nuk e dënon askënd. Ajo dëshiron vetëm ta ndihmojë veten. Hetimet nuk janë temë e politikës. Administratat e vendeve tjera duhet të kenë ndjeshmëri për atë që ka ndodhur në Serbi në vitin 1999”, theksoi ministri i Mjedisit.

Në këtë hetim pritet të marrin pjesë edhe mjekë të njohur në Serbi. Njëri nga ta është Danica Grujçiq, shef i departamentit të neurokirurgjisë në Serbi.

Ai tha se hetimet do të jenë në dy faza. I pari sipas tij do të grumbullojë prova nga të dhënat ekzistuese për pasojat e bombardimeve.

“Të dhënat do të analizohen nga monstrat e mara. Qëllimi është se nuk do të ketë politikë. Do të ketë studiues, fizikantë, biologë, inxhinerë e mjekë”, shpjeoi Grujçiq.

Paralajmërime të tilla për hetimet në lidhje me bombardime ka pasur edhe më herët.

Përdorimi i uraniumit të varfëruar është përmendur disa herë për pasojat fatale, sidomos te ushtarët italianë.