Sulmohet gazetari në hapësirat e QKUK-së, reagon AGK-ja

Aktuale June 12, 2018 - 22:15
Lexo detajet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka marrë njoftim se gazetari Valon Rashiti është sulmuar nga disa persona mbrëmjen e sotme, shkruan Zëri.Info.

Sipas këtij njoftimi gazetari ishte duke raportuar në hapësirat e QKUK-së për rastin e plagosjes së dy personave në Prishtinë, ndërsa familjarët e të plagosurve e kanë sulmuar atë.

Më poshtë lexojeni reagimin e AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari Valon Rashiti, që i njëjti është sulmuar rreth orës 19.00 te Qendra e Klinike Universitare e Kosovës nga disa persona.

Gazetari i televizionit T7, Rashiti ishte në hapësirat e QKUK-së, duke raportur nga afër për një rast të plagosjës së dy personave i cili kishte ndodhur në orët e pasditës në Prishtinë, ku familjarët e njërit nga të plagosurit janë vërësulur në drejtim të gazetarit, Valon Rashiti, me ç'rast e kanë goditur në kokë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me mjaft sheqetësim këtë rast dhe vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me gazetarin në fjalë, të cilit i ka rekomanduar që menjëherë ta paraqes rastin në stacionin më të afërt policor.

AGK, ju bënë thirrje insitucioneve përkatëse, Policisë dhe Prokurorisë që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe sulmuesi

të sillet para drejtësisë.

Kujtojmë se ky sulm përbënë cenim të drejtëpërdrejtë të punës së medieve dhe gazetarëve në informim të qytetarëve.

AGK që nga janari deri më sot ka regjistruar 12 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë edhe rastin e sotëm.