Krasniqi kritikon Thaçin për dialogun me Serbinë

Aktuale June 03, 2018 - 14:53
Detajet

Ish-krye parlamentari I Kosovës, dhe nënkryetari I Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në vazhdën e reagimeve të tij në Facebook, sot ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në lodhje me dialogun me Serbinë.

“Me gatishmëri për kompromise as te miqtë nuk shkohet”, ka shkruar Krasniqi në shkrimin në të cilin kritikon Thaçin për deklarimin e tij gjatë qëndrimit në Londër, se është I gatshëm të bëjë kompromise me Serbinë.

“Po të shikohen mediet tona, madje jo vetëm ato ka shumë lajme: se çka mendojnë e dëshirojnë politika e politikanë nga Beogradi për shqiptarët në përgjithësi e Kosovën në veçanti. Jo vetëm kjo, por edhe çka vuçiqër e daçiqër mund të pranojnë e çka nuk mund të pranojnë. Sikur kemi harruar se ata do të na dëshironin jetën nën tokë dhe do të kënaqeshin duke thënë: se “shqiptarët e mirë janë vetëm ata nën dhe”, shih për ketë janë kujdesur shumë dhe nga ai ves nuk ndahen kurrë”, shkruan Krasniqi.

Sipas tij nuk është vetëm halli I mediave, por edhe mentalitetit të liderëve të politikës shqiptare.

“Presidenti i vendit shpalos në Mbretërinë e Bashkuar gatishmërinë për kompromis para se të nisin bisedimet?! Për ketë mediet informuan: ‘Natyrisht se Kosova është gati për dialog, gati për kompromis, gati për negociata, gati për marrëveshjen historike për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës’, ka shtuar Thaçi. Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet. Tjetri e shfaqë dhe e shpërfaqë gatishmërinë për pajtim?! Ekziston një farë rendi se kush e kërkon dorën e pajtimit”, thotë ai.

LEXO EDHE: Këshilltari i Presidentit: Do të ketë kompromise me Serbinë, por si tregojmë tani

Sipas Krasniqit me këtë narracion, si të presidenti Thaçi, nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Ai ka kërkuar që dikush të I këshillojë ata se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet.

“A thua këta njerëz nuk i dinë kompromiset që i ka bërë Kosova dhe pjesë e të cilave kanë qenë edhe personalisht?”, pyet Jakup Krasniqi.