Arifi: Këtë vit krijohet ushtria dhe lëvizim pa viza në BE

Aktuale June 02, 2018 - 19:02
Lexo detajet

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, është shprehur i bindur se këtë vit Kosova do të krijojë ushtrinë e vet si dhe qytetarët do të mund të lëvizin pa viza, transmeton “Zëri.info”.

Arifi po ashtu ka shkruar se këtë vit Kosova do të jetë anëtare e re e INTERPOL-it si dhe sipas tij do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi.

"Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit", ka shkruar ndër të tjera Arifi, transmeton "Zëri.info". 

Postimi i plotë i Arifit:

Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE

- Sivjet: Kosova do të krijojë ushtrinë e vet

- Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit

- Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi

Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit