Xhavit Haliti: Nuk u rrahëm, rrëshqita në Arben Gashin

Aktuale May 18, 2018 - 18:11
Lajmet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha për “Gazeta Blic”, se nuk ka pasur asnjë përplasje fizike me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

“Jo nuk ka pasur asnjë përplasje fizike, vetëm se duke ecur kam rrëshqitur”, tha Haliti shkurt.

Në anën tjetër para disa minutash në Kuvendin e Kosovës u krijua një tollovi, ku disa deputetë ndërhynë në mes të Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

Por pas kësaj tollovie, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të koncentrohen në proces të votimit.

Theksojmë që, Haliti e Gashi gjatë ditës së djeshme kanë pasur disa konflikte, kështu duke ofenduar njërin-tjetrin.