Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend

Aktuale May 18, 2018 - 17:45
Detajet

Deputeti Xhavit Haliti dhe Arben Gashi gjatë seancës së sotme të Kuvendit kanë pasur një përleshje fizike raporton “Zeri.info”.

Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi u pa që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe pasataj u vërsul drejt deputetit Gashi. Ishin deputetët e tjerë ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.

Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj por i cili është ndaluar nga deputetët tjerë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli I ka lutur të gjithë deputetët që të konceptohen në proces të votimit.

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli./ZERI

Image