Presidenti Thaçi dekreton themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës, ja në cilat shtete

Aktuale May 18, 2018 - 17:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nënshkruar dekretet për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tre misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të nenit 84 (pikat 4 dhe 24) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 5 (1) të Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 26, 2 qershor 2008), nenit 9 (1) të Ligjit nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 46, 15 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike.